
Nis punen superkompjuteri qe imiton trurin e njeriut
Superkompjuteri më i madh në botë i cili mund të përmbushë më shumë se 200 milionë milion veprime në sekondë është aktivizuar për herë të parë.
Kompjuteri që kushton 19.5 milion dollarë, është projektuar dhe ndërtuar për të punuar njëjtë si truri i njeriut. I quajtur ndryshe makineria SpiNNaker, ai mund të modelojë më shumë neurone në kohë reale se çdo makineri tjetër në planet. Superkompjuteri do ti ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si sëmundjet neurologjike, si Parkinsoni ndikojnë në tru.
Studiuesit në Universitetin e Mançesterit shpenzuan më shumë se 10 vjet për të ndërtuar SpiNNaker. Secila nga chipet e kompjuterit ka 100 milionë pjesë në lëvizje dhe janë të dizajnuara për të imituar neuronet e trurit njerëzor. Profesori i projektit Steve Furber tha: 'SpiNNaker tërësisht rikoncepton mënyrën se si funksionojnë kompjuterët konvencionalë. "Ne kemi krijuar në thelb një makinë që punon më shumë ngjashëm me trurin e njeriut sesa një kompjuter tradicional, gjë që është jashtëzakonisht emocionuese.
Neuronet biologjike janë qeliza themelore të trurit të pranishme në sistemin nervor që komunikojnë kryesisht duke nxjerrë shkëndija të energjisë elektrike. Informatika Neuromorphike përdor sisteme kompjuterike në shkallë të gjerë që përmbajnë qarqe elektronike për të imituar këto shkëndija në një makinë. SpiNNaker është unik sepse, ndryshe nga kompjuterët tradicionalë, nuk komunikon duke dërguar sasi të mëdha informacioni nga pika A në B nëpërmjet një rrjeti standard. Në vend të kësaj ai imiton arkitekturën masive paralele të komunikimit të trurit, duke dërguar miliarda sasi të vogla informacioni në të njëjtën kohë në mijëra destinacione të ndryshme. Krijuesit e kompjuterit përfundimisht synojnë të modelojnë deri në një miliard neurone biologjike në kohë reale dhe tani janë një hap më afër.
Për të dhënë një ide të shkallës, truri i miut përbëhet nga rreth 100 milionë neurone dhe truri i njeriut është 1,000 herë më i madh se ai. Një miliard neurone është 1 përqind e shkallës së trurit të njeriut, i cili përbëhet nga vetëm nën 100 miliardë qeliza të trurit, ose neurone. Një nga përdorimet kryesore të kompjuterit është të ndihmojë neuroshkencëtarët pra shkencëtarët që meren me trurin të kuptojnë më mirë se si punon truri ynë. Kjo e bën këtë duke kryer simulime në kohë reale në masë të madhe, të cilat nuk janë të mundshme në makinat e tjera. Për shembull, SpiNNaker është përdorur për të simuluar përpunimin e nivelit të lartë në kohë reale në një sërë rrjetesh të izoluara të trurit.
Kjo përfshin një model 80.000 neurone të një segmenti të korteksit, shtresa e jashtme e trurit që merr dhe përpunon informacion nga shqisat. Ajo gjithashtu ka simuluar një rajon të trurit të quajtur Basal Ganglia, një zonë e prekur në sëmundjen e Parkinsonit, që do të thotë se ka potencial të madh për zbulime neurologjike në shkencë si testimet farmaceutike.
Më të lexuarat








